“Thethi i Rilindur”, ndërsa Tirana po mbytet në beton

“Thethi i Rilindur”, ndërsa Tirana po mbytet në beton

Pasi i shembi ndërtesat në Theth me justifikimin se ishin pa leje – madje edhe pse vetë ka qeverisur prej më shumë se një dekade – Kryeministri Edi Rama publikoi sot krenarisht një pamje “nga Thethi i rilindur”. Me vetëm dy pemë, pak bar dhe shumë propagandë, Thethi na qenka “çliruar nga uzurpatorët”, për të marrë më në fund frymë… ndryshe nga Tirana, ku frymëmarrja është luks i pak kapshëm mes kullave që ngrihen si kërpudha me leje nga vetë rilindja. Postimi i Ramës erdhi pak orë pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku u votua shkarkimi i Erion Veliajt. Rastësi e çuditshme apo përpjekje për të ndërruar fokusin? Ndoshta është koha që të “rilindet” edhe Tirana, por pasi të jete mbytur e gjitha.