‘11 Maji’/ Kreu i OSBE: Presioni ndaj administratës dhe shit-blerja e votës, çështje shqetësuese!

‘11 Maji’/ Kreu i OSBE: Presioni ndaj administratës dhe shit-blerja e votës, çështje shqetësuese!

OSBE dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë organizuar ditën e sotme një tryezë teknike për forcimin e rolit të prokurorëve në luftën kundër krimeve zgjedhore. Në këtë takim ishte i pranishëm kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran. Gjatë fjalës së tij Tarran u shpreh se integriteti zgjedhor qëndron në themel të çdo shoqërie demokratike. Ai thekson se sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme kërkon institucione të forta, llogaridhënie, transparencë dhe angazhim të palëkundur ndaj shtetit të së drejtës. Tarran tha se prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore dhe përfaqësuesit e Policisë së Shtetit kanë detyrën thelbësore të hetimit, ndjekjes finale dhe luftës kundër krimit zgjedhor. Më tej ai shtoi se në raportet përfundimtare të ODIHR për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021...