Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zhulali thumbon Veliajn: Sot po shijon gjellën që ka gatuar vetë – mungesa e tij, përgjegjësi e socialistëve
Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku do të votohet për shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt, këshilltarja e PD-së, Ilda Zhulali foli në lidhje me mungesën e kryebashkiakut. Sipas Zhulalit, ishin socialistët ata që nuk e lejuan Veliajn të merrte pjesë në mbledhje, teksa shtoi me ironi se është e lumtur që Veliaj po shijon gjellën që gatoi vetë. Zhulali: Veliaj është gjallë, ai duhet të ishte këtu, ashtu siç ja lejon ligji. Ai nuk ndodhet këtu sepse ju nuk e lejuat dhe duhet sikur po i përgatisni një ceremoni funebre. Ju ja mohuat. Jam e lumtur që ai mori shijen e gjellës që ka gatuar vetë për këto vite, këtë gjellë që sot ja gatuat ju, këtë gjellë që ia gatuat ju...