Komunitetet fetare kundër përkufizimeve të reja në ligjin për barazinë gjinore: Të ruhet gjinia biologjike si bazë ligjore

Komunitetet fetare kundër përkufizimeve të reja në ligjin për barazinë gjinore: Të ruhet gjinia biologjike si bazë ligjore

Komunitetet fetare në Shqipëri kanë shprehur shqetësimin e tyre për disa përkufizime dhe nene në projektligjin “Për barazinë gjinore”, të cilat, sipas tyre, bien ndesh me parimet teologjike dhe traditën e familjes shqiptare. Në një mbledhje të posaçme të zhvilluar më 23 shtator 2025, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë – i përbërë nga pesë komunitetet kryesore fetare në vend – analizoi projektligjin në fjalë përmes një grupi pune me ekspertë të fushave përkatëse. Në përfundim të takimit, komunitetet theksuan rëndësinë e përkufizimit të qartë të termit “gjini”, duke e lidhur atë me gjininë biologjike të përcaktuar në lindje: burrë dhe grua. Ata e konsideruan këtë si themelin mbi të cilin është ndërtuar struktura shoqërore dhe familjare shqiptare. “Përkufizime si ‘identitet gjinor’ apo ‘shprehje gjinore’ krijojnë paqartësi...