Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Është shkelur tre herë hapësira ajrore”, kryeministri i Norvegjisë i përgjigjet Rusisë: E papranueshme, këto veprime do merren seriozisht
Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store, ka deklaruar se avionët rusë kanë shkelur hapësirën ajrore norvegjeze në tre raste të ndryshme gjatë vitit 2025, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe duke tensionuar marrëdhëniet mes dy vendeve. “Incidentet në Norvegji janë më të vogla në shkallë sesa shkeljet kundër Estonisë, Polonisë dhe Rumanisë, si në aspektin e vendndodhjes ashtu edhe të kohëzgjatjes. Megjithatë, ato janë incidente që ne i marrim shumë seriozisht”, deklaroi kryeministri norvegjez. Store gjithashtu shtoi se dy incidente ndodhën në det në verilindje të Vardos në prill dhe gusht, ndërsa i treti ndodhi në një zonë të pabanuar përgjatë kufirit tokësor në Finnmarkun lindor në korrik. Shkeljet kufitare, të cilat përfshinin avionë luftarakë SU-24 dhe SU-33 dhe avionë L410 Turbolet, zgjatën midis...