Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Avokatët e Altin Hajrit kërkojnë pezullimin e procesit, GJKKO nuk pranon

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Avokatët e Altin Hajrit kërkojnë pezullimin e procesit, GJKKO nuk pranon

Avokatët e Altin Hajrit, person i shpallur në kërkim nga SPAK për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, i kërkuan Gjykatës së Posaçme të pezullojnë procesin gjyqwsor që po zhvillohet ndaj tij dhe të çojnë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese pretendimin që ata kanë. Mbrojtja ligjore e Hajrit iu drejtua me kërkesë gjykatës për kontroll incidental në referim të nenit 145/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me pretendimin se neni 109/3 i Kodit Penal është antikushtetues. Sipas tyre, kjo dispozitë në rastin kur ka pasojë vdekje, ka të parashikuar vetëm dënim maksimal me burg të përjetshëm dhe jo atë minimal. Parë në këtë kontekst, avokatët thonë se kjo i mohon gjykatës diskrecionin për të vendosur në referim të nenit 17 dhe 42 të Kushtetutës...