Projektligji/ Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

Projektligji/ Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

Procesi i vonuar i lirimit të frekuencave 700 MHz nga operatorët televizivë do t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë të paktën 5.1 milionë euro të tjera – para të cilat parashikohen të ndahen mes gjashtë kompanive mediatike të rrjeteve numerike, sipas një projektligji që qeveria ka dorëzuar së fundmi për konsultim publik. Frekuencat 700 MHz, të quajtura edhe Digital Divident Dy (DD2), janë valë radio që deri tani përdoren nga televizionet për transmetim. Qeveria synon t’i lirojë ato dhe t’i kalojë për rrjetet e reja celulare 5G. Projektligji “Për lirimin e frekuencave të Digital Dividentit Dy (DD2)”parashikon që kompensimi financiar prej 5.1 milionë eurosh të ndahet mes operatorëve të rrjeteve numerike kombëtare të licencuara nga AMA, ku përfshihen operatori publik RTSH, TV Klan, Top Channel, Digitalb, ADTN...