Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
New York Times përfshin filmin shqiptar “Pikë uji” në listën e 5 filmave për t’u parë
Media prestigjioze amerikane, “New York Times” ka përfshirë filmin “Waterdrop” (Pikë Uji) të regjisorit Robert Budina në listën prestigjioze të “Five International Movies to Stream Now”, duke i dhënë kinematografisë shqiptare një platformë që rrallë e ka pasur në median prestigjioze ndërkombëtare. “Budina e mbush filmin me ngjyra gri e blu që të japin ndjesinë e zymtë të një bote ku nën fasadën e pasurisë fshihet ligësia,” shkruan “The New York Times”. Ky vlerësim nga një prej mediave më të njohura botërore konsiderohet si një hap i madh për kinemanë shqiptare në arenën ndërkombëtare, sepse e vendos “Pikë Uji” mes prodhimeve më të fuqishme që po tërheqin vëmendje globale. Producentja e këtij fimi, Sabina Kodra ndau lajmin e mirë: “Pikë Uji” vijon rrugëtimin ndërkombëtar. Prestigjiozja...