Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tentuan të kontrabandonin dhjetëra steka me cigare në pikën kufitare të Kapshticës, e pësojnë dy vëllezërit
Goditet një rast i tentativës për të kontrabanduar dhjetëra steka me cigare në pikën kufitare të Kapshticës. Për pasojë janë ndaluar dhe më pas proceduar dy vëllezër, banues në Bilisht. Në pranga ranë shtetasit me iniciale R. T., 43 vjeç dhe K. T., 47 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akciza ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”. Njoftimi i policisë: PKK Kapshticë/Goditet një rast i tentativës për të kontrabanduar mallra për të cilat paguhet akcizë. Kapen në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, 2 vëllezër që tentuan të kontrabandonin dhjetëra steka me cigare. Sekuestrohen stekat me cigare. Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare në PKK Kapshticë, për goditjen e...