“Akti terrorist ndaj Mziut, vepër e narkoshtetit”, Berisha: Heshtja e autoriteteve dëshmon se qëndrojnë prapa tij

“Akti terrorist ndaj Mziut, vepër e narkoshtetit”, Berisha: Heshtja e autoriteteve dëshmon se qëndrojnë prapa tij

Grupi parlamentar i PD-së zhvilluan sot një mbledhje të kryesuar nga kryedemokrati, Sali Berisha. Berisha dënoi sërish atë që ai e quan akt terrorist që ndodhi para katër ditësh në banesën e deputetit të qarkut të Dibrës, Xhelal Mziu, ku në orët e para të mëngjesit ndodhi një shpërthim me lëndë plasëse. Sipas kreut të PD-së, fakti që autoritetet po heshtin për rastin, dëshmon që prapa aktit qëndron narkoshteti. “Së pari dua të dënoj edhe njëherë me forcën më të madhe, aktin terrorist ndaj deputetit të PD dhe heshtjen mortore të autoriteteve çka dëshmojnë se qëndrojnë prapa tij. Aktin terrorist ndaj Xhelal Mziut. Duke i shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë deputetit Mziu, garantoj terroristët se asgjë nuk do të mund të mposhtë qëndrimin e...