skerdi tase dhe fatmir xhindi
TIRANË- Është duke u zhvilluar në ambientet e Gjykatës së Posaçme, seanca e radhës për dosjen e “Plumit të Artë”, ku është thirrur për të dëshmuar bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase. Ky i fundit po pyetej nga avokatët e të pandehurve të tjerë, më momentin kur një prej personave të akuzuar, Petrit Qoli i bëri një pyetje që sjell në vëmendje një vrasje të ndodhur 16 vite më parë, atë të ish-deputetit të Partisë Socialiste Fatmir Xhindi.
Qoli ka pyetur Tasen nëse shikonte mirë nga afër dhe nga larg. Pyetja u refuzua nga gjykata, ndërsa Qoli vijoi:
“Mos jeni ju personi që keni qëlluar ndaj deputetin Fatmir Xhindi? Sepse ju keni thënë që të gjithë personat i keni qëlluar kanë qenë në 5m distancë, dhe Xhindi është vrarë nga kaq distancë? A shihni mirë nga sytë afër larg, se unë psh nuk shoh as afër as larg, dhe asnjëherë s’keni qëlluar në shenjë si ka mundësi?” Gjykata ndërhyri duke i ndërprerë pyetjet Qolit, si edhe urdhëroi Tasin të mos përgjigjej.
Skerdi Tase është cilësuar si një prej ushtarëve të Nuredin Dumanit, ndërsa ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, në lidhje me krimet ku ka qenë i përfshirë. Tase ka rrëfyer se ka marrë pjesë në dy atentate të dështuara në qytetin e Fierit, kundrejt jetës së dy biznesmenëve. Petrit Qoli është gjithashtu i arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, ndersa mbi të rëndon akuza e vrasjes me paramendim, dhe e grupit kriminal. /ZËRI
