Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vaksinat e gripit, mjekët apel qytetarëve: Vaksinohuni. Prioritet fëmijët dhe personat mbi 50 vjeç
280 mijë doza të vaksinës kundër gripit janë shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit, teksa kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e virozave. Përmes një postimi në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë mjekët u bëjnë apel të gjithë qytetarëve të bëjnë këtë vaksinë për të mbrojtur veten dhe familjen. “Kemi hyrë në sezonin e vjeshtës prandaj qytetarët, 50-60 vjeç- me sëmundje kronike, probleme kardiovaskulare etj- duhet të vaksinohen. Grupi më i rëndësishëm është ai personelit mjekësor më mënyrë që ti shërbejnë qytetarëve”, thotë mjekja. Një apel u bëhet edhe prindërve që të vaksionjnë të vegjlit e tyre sidomos ata që janë për herë të parë në komunitet.