Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shmanget përplasje tragjike në aeroportin e Nisë/ Avioni i Nouvelair zbret gabimisht në pistën e EasyJet
Një aksident ajror u shmang për vetëm pak metra në aeroportin ndërkombëtar të Nisë, kur një avion i kompanisë tuniziane Nouvelair tentoi të ulej në një pistë të gabuar, ku në atë moment ndodhej një avion i kompanisë EasyJet, gati për nisje. Incidenti ndodhi të dielën në mbrëmje, rreth orës 23:30, gjatë motit të keq me reshje të dendura shiu. Avioni i Nouvelair, fluturimi BJ586 nga Tunisi, u afrua për ulje në pistën 04 Djathtas të aeroportit Côte d’Azur, duke ngatërruar pistën me atë të saktën, 04 Majtas. Në të njëjtën pistë ku po ulej, ndodhej avioni i EasyJet, fluturimi 4706 drejt Nantes, i cili ishte gati për të marrë shpejtësi dhe për t’u ngritur. Kur pilotët e avionit tunizian kuptuan gabimin, ata aplikuan fuqinë...