Aksident në aksin Lezhë–Milot, tre automjete përplasen me njëra tjetrën

Aksident në aksin Lezhë–Milot, tre automjete përplasen me njëra tjetrën

Kronikë E Martë, 23 Shtator 2025 10:03 Një aksident rrugor u regjistrua mëngjesin e kësaj të marte pranë kryqëzimit të Ishull-Lezhës, përgjatë superstradës Lezhë–Milot, ku u përfshinë tre automjete. Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale dhe jo lëndime në njerëz. Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të jetë një automjet tip “Audi” që ka hyrë papritur nga një rrugë dytësore në superstradë, duke u goditur nga një makinë që po udhëtonte në drejtim të Lezhës. Përplasja përfshiu edhe një automjet të tretë, i cili ndodhej menjëherë pas mjetit të dytë. Policia Rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.