Analiza/ Shtetet e BE qëndrime të ndryshme për një shtet palestinez

Analiza/ Shtetet e BE qëndrime të ndryshme për një shtet palestinez

Që me fillimin e luftës në Gazë në tetor 2023 shtetet e BE-së po përpiqen të gjejnë një linjë të përbashkët në qendrimin ndaj Lindjes së Mesme. Deri më sot pozicionet sa i përket një shteti palestinez janë të ndryshme. Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në kuadrin e konferencës për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit në Lindjen e Mesme, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi njohjen e shtetit të Palestinës: “Disa mund të thonë, që është shumë vonë. Të tjerë mund të thonë, që është shumë herët”, tha Macron. “Por një gjë është e sigurtë: Ne nuk mund të presim më gjatë.” Masakra e organizatës terroriste Hamas më 7 tetor 2023 është vërtetë një “plagë e hapur”, vazhdoi Macron. Megjithatë qindra mijëra njerëz janë dëbuar, plagosur,...