Në burg prej 5 vitesh, ndërron jetë në QSUT 33-vjeçarja, çfarë dyshohet

Në burg prej 5 vitesh, ndërron jetë në QSUT 33-vjeçarja, çfarë dyshohet

Foto ilustruese TIRANË- Një 33-vjeçare, e cila vuante dënimin me burg për veprën penale të dhunës në familje, ka ndërruar jetë në ambientet e QSUT-së. Afërdita Hajdarkola ishte arrestuar 5 vite më parë dhe 6 muaj dhe vuante nga probleme të rënda shëndetësore, përfshirë insuficiencë renale, për të cilën trajtohej me dializë. Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat ajo u shtrua mbrëmjen e kaluar në Reanimacionin Qendror të QSUT në gjendje të rëndë shëndetësore dhe rreth orës 03:40 të mëngjesit, ajo ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiopulmonar. Njoftim për media Pacientja me mjekim të detyruar, Afërdita Leke Hajdarkola, e datëlindjes 03.07.1992, lindur në Tropojë dhe banuese në Tiranë, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ajo ishte akomoduar për...