Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
DW: Shtetet e BE qëndrime të ndryshme për një shtet palestinez
Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në kuadrin e konferencës për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit në Lindjen e Mesme, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi njohjen e shtetit të Palestinës: “Disa mund të thonë, që është shumë vonë. Të tjerë mund të thonë, që është shumë herët”, tha Macron. “Por një gjë është e sigurtë: Ne nuk mund të presim më gjatë.” Masakra e organizatës terroriste Hamas më 7 tetor 2023 është vërtetë një “plagë e hapur”, vazhdoi Macron. Megjithatë qindra mijëra njerëz janë dëbuar, plagosur, uritur dhe traumatizuar, theksoi ai. Jeta e tyre po vazhdon të shkatërrohet, edhe pse Hamasi është dobësuar ndjeshëm. “Asgjë nuk e justifikon vazhdimin e luftës në Gazë. Asgjë”, tha presidenti francez. Edhe Britania e Madhe dhe Kanadaja...