Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Aksident i frikshëm në Fier, makina përmbyset në mes të rrugës
Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak minuta më parë në unazën perëndimore të qytetit të Fierit. Nga pamjet e ardhura në redaksinë e SYRI-t, dallohet një automjet tip Toyota që ka humbur kontrollin, është përplasur me një tjetër automjet të parkuar dhe më pas është përmbysur në mes të rrugës. Sipas të dhënave paraprake, fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur, por vetëm për dëme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore, të cilat po punojnë për normalizimin e trafikut dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.