Ministrja Spiropali në aktivitetin për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut: Thelbësore për paqen dhe zhvillimin

Ministrja Spiropali në aktivitetin për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut: Thelbësore për paqen dhe zhvillimin

Ditën e sotme, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mori pjesë në tryezën mbi promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në kuadër të Reformës UN80, me prezencën e homologëve të ndryshëm dhe me bashkë-moderimin e Ministrave të Jashtëm të Hollandës dhe Kilit – si bashkëorganizatorë të këtij eventi. Në këtë tryezë, Spiropali nënvizoi se “të drejtat e njeriut nuk janë aksesorë për paqen dhe zhvillimin, ato janë pjesa më thelbësore e tyre.” Spiropali shtoi se “Shqipëria mbetet përherë e gatshme të punojë me të gjithë partnerët për të siguruar që të drejtat e njeriut janë element qendror i Reformës UN80, me qëllim rivitalizimin e premtimit për një botë më të drejtë, më të paqtë dhe më të qëndrueshme.” “Institucionet e...