Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
SHBA përgëzon propozimin e Rusisë për zgjatjen e traktatit bërthamor “New START”
Shtëpia e Bardhë ka vlerësuar si “mjaft të mirë” propozimin e presidentit rus Vladimir Putin për të zgjatur me një vit traktatin “New START”, marrëveshjen e fundit për kontrollin e armatimeve strategjike mes SHBA-së dhe Rusisë. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, konfirmoi se presidenti Donald Trump është informuar për ofertën ruse dhe pritet të shprehë qëndrimin e tij zyrtar në ditët në vijim. Marrëveshja “New START”, e cila kufizon numrin e kokave bërthamore dhe raketave të vendosura nga të dyja vendet, skadon më 5 shkurt 2026. Propozimi i Putinit për zgjatje vjen në një kohë kur dialogu për armët bërthamore ka qenë i ngrirë mes dy fuqive. Gjatë një takimi të Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Putin deklaroi se shtyrja e traktatit do...