Ekspertët paralajmërojnë: Këto 15 përbërës që mund të rrezikojnë shëndetin tuaj, nga kozmetika tek ushqimet dhe enët plastike

Ekspertët paralajmërojnë: Këto 15 përbërës që mund të rrezikojnë shëndetin tuaj, nga kozmetika tek ushqimet dhe enët plastike

Shkencëtarët tërheqin vëmendjen mbi ndikimin e kimikateve të pranishme në produktet që përdorim çdo ditë, nga kozmetika dhe ushqimet deri te enët plastike dhe pajisjet e kuzhinës. Trupi ynë, i përshkruar shpesh si një “sfungjer” biologjik, thith gjithçka, duke përfshirë edhe substanca potencialisht të dëmshme. Hulumtimet kanë zbuluar praninë e kimikateve në qumështin e gjirit, urinën dhe ujërat e pijshëm, përfshirë prishës endokrinësh që ndërhyjnë në hormonet natyrore. Në listën e kimikateve shqetësuese janë: ftalatet, të cilat gjenden në aroma, plastikë dhe kozmetikë; parabenët, konservues që mund të çojnë në çrregullime hormonale dhe probleme riprodhuese; oksibenzoni në kremrat kundër diellit; ngjyrues artificialë dhe ëmbëlsues artificialë në ushqime, si dhe yndyrnat trans dhe nitritet në produktet e përpunuara. Përveç këtyre, BPA, PFA-të dhe disa kimikate pastrimi...