Spiropali nga New York: Bashkëpunimi rajonal, nevojë strategjike për integrimin në BE

Spiropali nga New York: Bashkëpunimi rajonal, nevojë strategjike për integrimin në BE

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mori pjesë në konferencën e Ministrave të Jashtëm në mbështetje të Estonisë pas shkeljes së hapësirës ajrore nga avionët luftarakë rusë më 19 shtator. Në një reagim në rrjetet sociale, ajo shprehet se ‘me partnerët e Nismës Adriatiko-Joniane theksoi bashkëpunimin rajonal gjithëpërfshirës’. Më tej Spiropali shkruan se kjo është nevojë strategjike për përshpejtimin e integrimit në BE të rajonit tonë. “Përgjatë mëngjesit të sotëm të punës në Nju Jork me homologë dhe partnerë të Nismës Adriatiko-Joniane, theksova se bashkëpunimi rajonal gjithëpërfshirës është nevojë strategjike për përshpejtimin e integrimit në BE të rajonit tonë.”, shprehet Spiropali. Top Channel