Samiti i OKB-së, Trump takim me udhëheqës arabë dhe myslimanë

Samiti i OKB-së, Trump takim me udhëheqës arabë dhe myslimanë

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt ka zbuluar axhendën e Presidentit Donald Trump për këtë javë. Leavitt konfirmon se Trump do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, nesër në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Ajo konfirmon se Trump do të zhvillojë një takim shumëpalësh me udhëheqësit e Katarit, Arabisë Saudite, Indonezisë, Turqisë, Pakistanit, Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jordanisë. Më herët u tha se këto bisedimet do të përfshijnë mënyra për t’i dhënë fund luftës në Gaza.