Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nesër mbledhja për shkarkimin/ Mbrojtja e Veliajt: Këshilli Bashkiak nuk ka tagër ligjor për të marrë këtë vendim
Ka reaguar mbrojtja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në lidhje me mbledhjen e thirrur nga Këshilli Bashkiak. Sipas mbrojtjes, ky njoftim (i Këshillit Bashkiak) nuk përmban asnjë vendimmarrje të vetë Këshillit Bashkiak lidhur me garantimin e së drejtës kushtetuese të kryebashkiakut për t’u mbrojtur, dëgjuar dhe shprehur qëndrimin e tij. Sipas mbrojtjes së Veliajt, Këshilli Bashkiak nuk ka asnjë tagër ligjor për të marrë vendime në emër të Këshillit. Reagimi: Në datën 22 shtator 2025, Sekretari i Këshillit Bashkiak të Tiranës ka bërë publik një njoftim (nuk ka një njoftim zyrtarë) mbi thirrjen e një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak, të planifikuar për datën 23 shtator, ora 16:00. Ky njoftim nuk përmban asnjë vendimmarrje të vetë Këshillit Bashkiak lidhur me garantimin e të drejtës...