‘Syri’ turk mbi Evropë, NATO vendos sisteme zbulimi për ndalimin e dronëve rus

‘Syri’ turk mbi Evropë, NATO vendos sisteme zbulimi për ndalimin e dronëve rus

  NATO do të fillojë vendosjen e sistemit të ri të zbulimit optik Merops të Turqisë në Poloni dhe Rumani javën e ardhshme, për shkak të rritjes së supozuar të kërcënimit nga dronët rusë. ‘Merops’ është një shënjestër optike multispektrale, me rreze të zgjeruar veprimi, e prodhuar nga kompania turke ‘Aselsan’. U prezantua për herë të parë në vitin 2022.  ‘Mund të montohet në helikopterë dhe dronë, dhe është i aftë të zbulojë objektet armike përmes reve dhe pluhurit’, tha kompania turke në një deklaratë. Siç raportohet nga agjencia DPA, trajnimi mbi mënyrën e operimit të ‘Merops’ do të fillojë që javën e ardhshme, ‘me mbështetjen e Ukrainës’. Agjencia gjermane citon gjithashtu mendimin e analistëve të paidentifikuar se në këtë mënyrë NATO do të ‘forcojë...