Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Tritan Shehu: Nga ‘Shëndetësia falas’ tek ‘Paguaj ose vdis’, dështimi i qeverisë në 12 vite”
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar ashpër ndaj situatës në sektorin e shëndetësisë, duke kritikuar qeverinë për dështimet e njëpasnjëshme gjatë 12 viteve të saj në pushtet. Në një postim, Shehu tha se kryeministri Edi Rama nisi me premtime për “shëndetësi falas”, por sot sistemi funksionon mbi parimin “o paguaj, o vdis”. Ai theksoi se nuk ka asnjë sinjal real për përmirësim dhe se mungesa e vullnetit politik po fundos sistemin. “Shehu akuzon qeverinë për centralizim ekstrem, korrupsion dhe kontroll politik mbi shëndetësinë, duke e quajtur këtë të vetmen ‘politikë’ që ndjeket në këtë sektor jetik.” Ai gjithashtu ironizoi nismat për inteligjencën artificiale në shëndetësi, duke thënë: “Të mbështesim njëherë inteligjencën njerëzore të personelit mjekësor!” Sa i përket universitetit mjekësor pranë spitalit “Memorial”,...