Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Fermerët në Roskovec përballen me krizë të rëndë: Tonelata kastravecë dhe domate hidhen, tregu refuzon prodhimet vendase
Fermerët e serave në Suk 2, Roskovec, po përjetojnë një situatë alarmante pasi prodhimet e tyre kryesore, kastraveci dhe domatja, nuk po pranohet as nga tregu i brendshëm dhe as nga eksporti. Refuzimi i plotë i këtyre produkteve, që nuk lidhet me çmimin por me cilësinë e perceptuar, është shkaktuar nga bllokimi i sasisë së importuar nga Kroacia për shkak të pesticideve të larta, duke krijuar një efekt domino në tregun vendas. Dëshpërimi i fermerëve është i madh; disa po konsiderojnë largimin nga puna dhe rikthimin në emigrim, edhe pse në moshë të madhe, ndërsa të tjerë janë të pamundur të vazhdojnë me mbjelljet e reja. Situata kërcënon seriozisht të ardhmen e prodhimit vendas dhe ekonominë e zonës./ A2