E quajti abuzuesin seksual “mik të palëkundur”, organizata bamirëse e fëmijëve ‘dëbon’ Dukeshën e Jorkut

E quajti abuzuesin seksual “mik të palëkundur”, organizata bamirëse e fëmijëve ‘dëbon’ Dukeshën e Jorkut

Dukesha e Jorkut, Sarah Ferguson, është përjashtuar nga një organizatë bamirëse për fëmijë, pas një e-maili në të cilin ajo e quajti abuzuesin seksual Jeffrey Epstein “mikun e saj të palëkundur”. Julia’s House, një organizatë bamirëse për kujdesin ndaj fëmijëve, e ka përjashtuar Sarah Ferguson nga roli i saj si mbështetëse, pas bërjes publike të një emaili të dërguar në vitin 2011. “Pas informacionit të ndarë këtë fundjavë mbi marrëdhënien e Dukeshës së Jorkut me Jeffrey Epstein, Julia’s House ka marrë vendimin se do të ishte e papërshtatshme që ajo të vazhdonte të ishte mbështetëse e organizatës bamirëse,” tha një zëdhënës i Julia’s House. Sipas deklaratës, ata e kishin njoftuar tashmë Dukeshën për vendimin, i cili vjen pas publikimit të një emaili drejtuar Epsteinit në...