Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Deklarohej profesionist i lirë, kur ishte drejtor ekzekutiv në një kompani”, Berisha akuza Petrit Malajt: U bë ministër pasi certifikoi censusin e falsifikuar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sot ministrin e Financave, Petrit Malaj se ka falsifikuar dokumentet teksa mbante postin e drejtorit të AKB-së. Duke folur në një konferencë për shtyp Berisha tha se të afërmit e Malajt kanë qenë drejtuesit e kompanisë që auditoi censusin e realizuar nga qeveria. “Ministri i Financave, Petrit Malaj, anëtar efektiv i klanit Gjolekë Malaj, vjen në detyrën e kësaj ministrie tejet të rëndësishme pasi kompania e tij BDO Albania, në të cilën ky ka qenë administrator, i ati dhe e motra, aksionerë të rëndësishëm, kësaj kompanie i besohet auditi i censusit të përgjithshëm të falsifikuar nga Edi Rama. Kompania BDO, e vjehrrit, motrës dhe e këtij, se ky ishte administrator, pra certifikoi censusin e falsifikuar në shifra...