Manipulimi në KED për anëtaret e GJK/ Vasili: Po ndërtohet Republika e pazarxhinjëve të Drejtësisë

Ish deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook ndaj përdorimit të sistemit të drejtësisë dhe vënien e tij në kontroll.

“Korporatizmi dhe korrupsioni politiko-financiar po e ben absolutisht zero rolin dhe garantizmin e ndërkombëtarëve dhe po ndërton Republikën e pazarxhinjëve të Drejtësisë”, shkruan Vasili duke ju referuar të vërtetave të publikuara në media për manipulimet në KED për kandidat e Gjykatës Kushtetuese.

Postimi:

Ku janë zhdukur e strukur ndërkombëtarët, që do të ishin garantët e Reformës në drejtësi, ndërkohë që korporatizmi dhe korrupsioni po rrëmben haptas ditën për diell Gjykatën Kushtetuese.

Ku është BE dhe SHBA, që investuan paratë dhe fytyrën e tyre për Reformën në Drejtësi ndërkohë që ne i përfshimë ata edhe ne Kushtetutën tonë me qëllimin e vetëm për të mbrojtur integritetin ligjor dhe moral të kësaj Reforme.

Korporatizmi dhe korrupsioni politiko-financiar po e bën absolutisht zero rolin dhe garantizmin e ndërkombëtareve dhe po ndërton Republikën e pazarxhinjëve të Drejtësisë.

BE dhe SHBA flisni tani që po rrëmbehet edhe Gjykata Kushtetuese se nesër banditët e drejtësisë do tjua përplasin edhe juve dyert në fytyre pa ju dridhur fare dora.