Shumë më pak shitje se sa kanë mundësi që të prodhojnë fermerët: Specat mbeten në fushë

Shumë më pak shitje se sa kanë mundësi që të prodhojnë fermerët: Specat mbeten në fushë

Ylli Kiçi është nga ata pak të rinj që ende punon tokat e fshatit Sulzotaj të Lushnjës, sot ai po shet ngarkesën e parë më speca, ndërkohë që realiteti duhet të ishte ndryshe, ai duhet të kish shitur më shumë se gjysmën e prodhimit. Në një sipërfaqe toke prej 13 dynymësh ai ka zgjedhur të mbjellë speca për mbushje, ky produkt një vit më parë i dha fitimin e duhur. Por bllokimi i specave me kimikate në shtetin slloven, solli menjëherë pasojë në tregun tonë, eksportuesit thonë që specat nga Shqipëria po kërkohen gjithmonë e më pak nga konsumatori europian sepse ato cilësohen tashmë si prodhime jo të shëndetshme, ku në vend të vlerave ushqimore janë të pasura me helme që vrasin. Dhe  fajin për...