Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Arti në zi/ Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur Enver Petrovci
Aktori dhe regjisori i njohur, Enver Petrovci, është ndarë nga jeta sot në moshën 71-vjeçare. Petrovci ishte i njohur për rolet e tij të paharrueshme në teatër, film dhe televizion, duke shfaqur një talent të rrallë për interpretim dhe një prezencë të fuqishme artistike. Gjatë karrierës së tij, ai u shqua si në dramën klasike, ashtu edhe në rolet moderne, duke fituar respektin dhe admirimin e kolegëve, kritikëve dhe publikut. Petrovci studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit. Ka arritur karrierë shumë të suksesshme në teatër, sidomos në atë “Atelieja 212” me rolet e luajtura aty u bë i njohur në mbarë ish...