Abuzuan seksualisht me 16-vjeçaren, Gjykata e Gjirokastrës lë në burg njerkun polic dhe 2 shantazhuesit

Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për katër të akuzuar, përfshirë dy punonjës të policisë, në lidhje me një ngjarje të rëndë abuzimi seksual ndaj një 16-vjeçareje nga Këlcyra. Të akuzuarit janë: Isi Pasho, Kristian Prifti, Pajtim Baka (punonjës policie dhe njerk i vajzës së mitur) dhe Artur Ago, i cili është ende në arrati.

Prokurorja Denisa Plaku paraqiti gjatë seancës dëshmitë dhe provat e ofruara nga OPGJ dhe AMP, duke theksuar rolin e secilit të pandehur në këtë ngjarje të rëndë. Ajo foli për komunikimet mes të miturës dhe personave të akuzuar, duke përfshirë ato mes vajzës dhe Artur Agos, i cili ka qenë gjithashtu pjesë e ngacmimit seksual të viktimës për një periudhë tre vjeçare.

Të akuzuarit përballen me akuza për ngacmim seksual ndaj të miturës, kanosje dhe vepra të tjera të lidhura me abuzimin. Avokatët mbrojtës të tre të pandehurve kërkuan masë më të lehtë për klientët e tyre, duke theksuar se ata nuk përbëjnë rrezikshmëri të lartë shoqërore, por gjykata nuk e pranoi kërkesën e tyre.

Vijon…