Dyshohet se “përkrahu” autorët në ekzekutimin e Fatbardh Licit, ish-partnerja e Safet Bajrit kërkon të dalë nga burgu

eria ago-safet bajri

TIRANË- Eria Ago, ish-partnerja e Safet Bajrit, ka bërë kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burh” që është në fuqi ndaj saj. Kërkesa e saj pritet që të shqyrtohet sot nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). 
Ago dyshohet se ka dijeni dhe ka ndihmuar në vrasjen e Fatbardh Licit, ndërsa sipas prokurorëve të posaçëm ajo ka pasur një rol kyç në ngjarjen e vitit 2018. Ajo dyshohet se përkrahur autorët e krimit si dhe ka ndihmuar për tu larguar nga vendi i ngjarjes një prej autorëve të përfshirë. 
E dashura e Safet Bajrit, Eria Ago ka mohuar akuzat e ngritura ndaj saj, duke thënë se nuk ka dijeni në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 10 gusht 2018 në Shkodër, ku u vra Fatbardh Lici. Ago ka deklaruar se gjatë kohës që ka ndodhur ngjarja, vrasja e Fatbardh Lici, ka qenë në Tiranë dhe se nuk ka qenë në Shkodër, si dhe se nuk e ka përdorur asnjëherë makinën e shtetasit Astmer Bilali.
Miirëpo, sipas dosjes së SPAK siguruar nga ZËRI, rezulton e kundërta. Eria Ago akuzohet se ka transportuar nga Shkodra në Tiranë, Asmer Bilalin. Më 10 gusht të vitit 2018, Eria ka qenë në timonin e mjetit dhe ka ndihmuar në arratisjen e Astmer Bilalit, duke e sjellë nga Shkodra në Tiranë. 
Ish-missi Ago është arrestuar më datë 26 shkurt, pasi Prokuroria e Posaçme e akuzon për “përkrahje të autorëve të krimit”, vetëm 5 ditë pas partnerit të saj, Safet Bajri, i cili u arrestua më 17 shkurt 2025.

Të akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit janë Safet Bajri, kushëriri i tij Behar Bajri dhe Astmer Bilali, këto të fundit janë të arrestuar dhe në kuadër të një tjetër dosje penale.
Për të tre rëndojnë veprat penale: “vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës F.L, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”./ZËRI