Fshehën pistoletetën brenda televizorit dhe ‘e nisën’ me kamion për Angli, arrestohet organizatori në Shkodër

 

sergest meti-Roseljo Arifi

 
TIRANË- Roseljo Arifi 20-vjeç, i shpallur në kërkim për trafik armësh nga Shqipëria në Angli është arrestuar nga policia e Tiranës mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e tij në Shkodër. Pas ndalimit të Jurgen Susa dhe Segest Meti gjatë ditës së djeshme, dy të arrestuarit janë marrë në pyetje nga policia dhe kanë pranuar njohurinë për aktivitetin e paligjshëm. Tre të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrn u zbuluan një ditë më parë, teksa kishin nisur armë zjarri drejt Anglisë. Pistoleta me silenciator ishte në brendësi të një televizori, në një kamion, ndërsa shoferi nuk kishte dijeni.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 vunë në pranga shtetasi: R. A., 20 vjeç, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Metoda”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit J. S. dhe S. M. (të arrestuar ditën e djeshme), kanë tentuar të trafikojnë një armë zjarri, të cilën e kishin ndarë në pjesë të fshehur brenda një televizori, me qëllim dërgimin në Angli”, njoftoi policia ditën e sotme.
Dy të arrestuarit e tjerë, Jurgen Suca dhe Segest Meti, kanë deklaruar në polici se nuk kanë qenë në dijeni për dërgimin e armëve. Ata bëjnë përgjegjës të arrestuarin e tretë, Roseljo Arifi, i cili dyshohet të jetë organizatori. Sipas dëshmisë së tyre, Arfifi i ka thitrrur për të kryer realizimin e transportit të armëve drejt Anglisë.

Por si ra në gjurmët e tyre policia? Pas informacioneve të marra në rrugë operative për një rast trafikimi të armëve të zjarrit, nga disa shtetas nga Shkodra, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë kanë ndalur për kontroll një kamion në vendin e quajtur “Bulevardi i ri”. Nga kontrolli në brendësi të një televizori, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit me silenciator, të ndarë në pjesë. 
Identifikimi i tyre u bë më pas përmes këqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë në Shkodër, në vendin ku ishte dorëzuar televizori. Ndërkohë, hetimet paraprake tregojnë se kjo nuk është hera e parë që ky rrjet ka organizuar trafik të tillë. Grupi ka transportuar armë edhe nëpërmjet linjave të transportit që mernin e sillnin pako nga shqiperia në angli familjarëve të të arrestuarve./ZËRI