burgu i peqinit
PEQIN- Një aksion i befasishëm ëshë zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Burgun e Sigurisë së Lartë të Peqinit nga forcat operacionale të Policisë së Burgjeve. Mësohet se kontrollet janë përqendruar në identifikimin e pajisjeve të ndaluara si telefona celularë, karta SIM apo pajisje të tjera që mund të shërbejnë për komunikim të paligjshëm me botën e jashtme, ndërsa bëhet me dije se aksioni është zhvilluar në qelitë e të burgosurve me burgim të përjetshëm.
Burime për mediat bëjnë me dije se kontrolle janë kryer edhe në qelinë e Indrit Shaqja, i cili vuan dënimin për krime të rënda. Gjatë kontrollit në qelinë e tij, janë gjetur sende të ndaluara, që dyshohet se përdoreshin për komunikim të jashtëligjshëm.
Kush është Indrit Shaqja
Indrit Shaqja u arrestua në Barcelonë të Spanjës për vrasjen e dy të moshuarave në qytetin bregdetar të Durrësit, më 2 shtator 2014.
Shaqja u fut në banesën e dy kunatave, Elsa Vava 72 vjeç dhe Gjinovefa Vava 77 vjeç, për të vjedhur sende më vlerë dhe para, por kishte hasur në kundërshtinë e tyre, ndaj edhe nisi torturën deri në vdekje. Viktimat u gjetën nga policia të lidhura dhe mbytura me qese plastmasi në kokë në shtëpinë e tyre në lagjen nr.11 të Durrësit mbrëmjen e 2 shtatorit 2014.
Ndërkohë bëhet me dije se një sërë sendesh me interes të veçantë për hetimet janë sekuestruar dhe tashmë janë në proces verifikimi nga autoritetet përkatëse.
Operacioni i befasishëm në kuadër të masave të shtuar për rritjen e sigurisë, me qëllimi ndalimin e çdo tentative për organizim kriminal brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit. Gjithashtu po nga vetë forcat e sigurisë së IEVP Peqin është ushtruar kontroll ku është gjetur një telefon një të dënuari, i cili vuan dënimin te seksioni i sigurisë së lartë.
Ndërkohë, pritet që autoritetet të publikojnë më shumë detaje në vijim, ndërsa hetimet për këtë rast janë ende në zhvillim./ZËRI
