Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dhëndri ushtron presion psikologjik ndaj vjehrrës, kjo e fundit e denoncon. Pajiset me urdhër mbrojtjeje
Një 46-vjeçar po hetohet në gjendje të lirë, pasi ka ushtruar presion psikologjik ndaj ish-vjehrrës së tij. Pas ngjarjes, ajo e ka denoncuar në polici, e ku më pas u pajis me urdhër-mbrojtjeje. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. N., 46 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-vjehrrës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. Top Channel