E paralajmëroi Trump! Departamenti i Shëndetësisë gjen lidhje mes përdorimit të paracetamolit në shtatzëni dhe autizmit

E paralajmëroi Trump! Departamenti i Shëndetësisë gjen lidhje mes përdorimit të paracetamolit në shtatzëni dhe autizmit

Donald Trump dhe Robert F Kennedy Junior SHBA- Administrata amerikane, e udhëhequr nga Donald Trump pritet të shpallë së shpejti zbulimin e një lidhje mes përdorimit të paracetamolit në shtatzëni, dhe një rreziku të mundshëm të çrregullimeve të autizmit te fëmijët. Ishte vetë presidenti Donald Trump, që foli për një njoftim të rëndësishëm mbi këtë temë, përgjatë funeralit të Charlie Kirk në Arizona.  “Do të bëjmë një njoftim të rëndësishëm mbi autizmin”, u shpreh Trump përpara turmës. Sipas burimeve të Washington Post, komunikata do të publikohet nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, që drejtohet aktualisht nga Robert F. Kennedy Jr. dhe do të shoqërohet me një fushatë informuese drejtuar grave në moshë fertile. Lajmi ka ngjallur shqetësim mes ekspertëve të fushës mjekësore dhe organizatave shkencore,...