U kallëzua në SPAK/ Vokshi: S’ma mbyllin gojën me shpifje e letra anonime, as paraja, as Rama s’i shpëton dot nga e vërteta!

Ligjvënësja demokrate, Albana Vokshi ka reaguar pas kallëzimit në SPAK të saj për ‘korrupsion’ dhe ‘pastrim parash’ nga personazhi Nesti Angoni.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Vokshi shprehet se do të qëndroje e patrembur ndaj letrave anonime dhe shpifjeve.

Vokshi thotë se gabohen, nëse mendojnë se përmes kallëzimeve në SPAK do ta trembin.

‘Unë nuk hesht. Unë nuk dorëzohem. Do të flas edhe më fort!’, thuhet në reagimin e deputetes demokrate.

Vokshi thekson se sa më shumë të sulmohet, aq më shumë do ta dëgjojnë.

‘As paraja, as Rama nuk i shpëton dot nga e vërteta’, përmbyll reagimin e saj deputetja e PD.

Statusi

Nëse mendojnë se do të më mbyllin gojën me shpifje e letra anonime, gabohen!

Nëse mendojnë se do të më trembin me SPAK-un, gabohen!

Unë nuk hesht. Unë nuk dorëzohem. Do të flas edhe më fort!

Kundër korrupsionit.

Kundër padrejtësive.

Kundër abuzimit me pushtetin.

Ata, që këtë herë nuk guxuan as të dalin hapur, duhet ta mësojmë: Sa më shumë të më sulmojnë, aq më fort do të më dëgjojnë! As paraja, as Rama nuk i shpëton dot nga e vërteta!