Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Gentjan Bejtja u vra në sy të fëmijëve, bashkëshortja rrëfen detajet: Një nga vrasësit më mbajti të bllokuar, dy të tjerë qëlluan
gentjan bejtja-Pamje nga banesa ku ndodhi ngjarja TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e Gentjan Bejtjes. Ngjarje e regjistruar një vit më parë, ku më 15 mars 2024, ish-polici i burgjeve Gentjan Bejtja u ekzekutua në oborrin e shtëpisë së tij. Ndërkohë, bashkëshortja e viktimës, Armida Bejtja, dëshmitare bashkë me fëmijët ka rrëfyer detaje nga momenti i ngjarjes. Ajo ka deklaruar para hetuesve se në momentin kur ndodhi atentati një prej autorëve e kishte mbajtur të bllokuar atë dhe fëmijët dhe dy të tjerë kishin ekzekutuar bashkëshortin e saj. Sipas dëshmisë së saj, në momentin kur 3 persona të armatosur kanë hyrë në oborrin e shtëpisë së tyre, njëri prej tyre e ka mbajtur atë dhe 2 të tjerët kanë qëlluar me armë...