Ku shkojnë paratë e kromit në Bulqizë? Albchrome shkruan se humbi 720 mijë euro në 2024

Ku shkojnë paratë e kromit në Bulqizë? Albchrome shkruan se humbi 720 mijë euro në 2024

Shfrytëzimi i pasurive në nëntokë është një nga skandalet më të mëdha që i bëhet Shqipërisë, nga të gjitha qeveritë përgjatë 35 viteve të fundit. Duke filluar nga nafta, kromi, hekur nikeli apo edhe metale të tjera që gjenden në vendin tonë. Pushteti qendror ka shpërdoruar në mënyrën më të keqe këto pasuri, duke ua dhënë me koncesion disa firmave me të kaluar tepër të dyshimtë, të cilat pasi mbushin mirë e mirë xhepat, largohen sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Hetimet e vonuara të Prokurorisë së Fierit nxorën një mori parregullsish nga koncesionari që shfrytëzon fushën naftëmbajtëse Patos-Marinzë, ku drejtuesit e Bankers kishin abuzuar në kurriz të vetë shtetit, apo thënë ndryshe, në kurriz të shqiptarëve. Në atë rast hetimet janë gjysmake, pasi nuk...