Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gruaja e Charlie Kirk ngre në këmbë stadiumin në Arizona: E fal autorin që qëlloi mbi bashkëshortin tim
E prekur thellë gjatë ceremonisë përkujtimore, Erika Kirk tha se fal burrin që dyshohet se vrau bashkëshortin e saj, duke marrë një ovacion në këmbë nga turma. “E fal,” tha ajo, në atë që u konsiderua momenti më i fuqishëm i ceremonisë. Ajo citoi fjalët e Jezusit në kryq: “Atë, fali ata, sepse nuk dinë ç’bëjnë.” Ishte një deklaratë që jehoi në stadium, duke ngritur në këmbë turmën prej dhjetëra mijëra njerëzish. “E fal sepse kjo është ajo që bëri Krishti,” shtoi ajo, pa përmendur me emër të dyshuarin, Tyler Robinson. “Përgjigjja ndaj urrejtjes nuk është urrejtja.” Ajo tha se misioni i bashkëshortit të saj kishte qenë të shpëtonte të rinjtë nga jeta e zbrazët, “e mbushur me mllef, zemërim dhe urrejtje.” “Ai donte të...