Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U ekzekutua më 10 shtator/ Charlie Kirk kujtohet në Tiranë, Berisha: U vra duke ushtruar lirinë e fjalës
Edhe në Tiranë u zhvillua mbrëmjen e të dielës një aktivitet në përkujtim të aktivistit Charlie Kirk. Njerëz të besimit, përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë, përfaqësues të huaj të akredituar në vendin tonë, por edhe qytetarë të shumtë u mblodhën në Sheshin “Nënë Tereza”, në nder njeriut që doli kundër të majtës dhe zërit që frymëzoi miliona të rinj të së djathtës. Përkujtimorja në nder të Charlie Kirk në Tiranë u organizua nga Institute for Liberty&Heritage. Aktiviteti përcolli mesazhin e fortë dhe të panegocueshëm të aktivistit të ndjerë amerikan ndaj: Lirisë-Besimit-Familjes-Atdheut. “Sot, në Tiranë, u mbajt një vigjilje në kujtim të Charlie Kirk, themeluesit të Turning Point USA dhe një prej zërave më të fortë të konservatorizmit modern. Ai u vra duke ushtruar lirinë...