Ceremonia përkujtimore e Charlie Kirk/ Trump mbërrin në Arizona, pritet me brohoritma nga turma

Ceremonia përkujtimore e Charlie Kirk/ Trump mbërrin në Arizona, pritet me brohoritma nga turma

Presidenti Donald Trump ka mbërritur në Arizona teksa pritet të mbajë fjalimit të tij në ceremoninë përkujtimore të Charlie Kirk. Air Force One u ul në Bazën Ajrore Luke, e cila është pranë Stadiumit State Farm, ku po zhvillohet eventi. Presidenti i SHBA-së u shoqërua nga autokolona presidenciale dhe tashmë ka mbërritur në stadiumin State Farm. Donald Trump u prit me duartrokitje në këmbë teksa hyri në stadiumin ku po mbahet organizmimi. Turma brohoriti “SHBA, SHBA!” Ai pritet të flasë i fundit në shërbesën e sotme. Top Channel