Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Situata në Ukrainë, Kremlini reagon sërish: Putin do paqe, vendet europiane po nxisin luftën / Trump i jep fjalën Polonisë: Nëse Rusia…
Kremlini ka akuzuar vendet evropiane për përpjekje të vazhdueshme për të nxitur përshkallëzimin e tensioneve në Ukrainë dhe për të shtyrë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të vazhdojë luftën. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se shtetet evropiane po bëjnë gjithçka që mundin për të zgjatur konfliktin, duke e inkurajuar Zelensky-n që të vazhdojë operacionet ushtarake. “Për fat të keq, nga njëra anë kemi regjimin e Kievit dhe nga ana tjetër vendet evropiane që po përpiqen të përshkallëzojnë dhe të zgjatin luftën,” ka deklaruar Peskov, sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass. Nga ana tjetër, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka theksuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Poloninë në rast se Rusia vazhdon të rrisë presionin ndaj saj. Në një deklaratë për mediat...