Probleme për kombëtaren para ndeshjes ndaj Serbisë, dëmtohet mbrojtësi kuqezi

Probleme për kombëtaren para ndeshjes ndaj Serbisë, dëmtohet mbrojtësi kuqezi

Marash Kumbulla është dëmtuar  në ndeshje që Mallorca luajti ndaj Atletico Madrid në kampionat. Mbrojtësi i Kombëtares u detyrua të largohej nga fusha e lojës në minutën e 36-të, duke shqetësuar jo pak stafin e Mallorcas. Në fillimin e javës, analizat mjekësore do të tregojnë më shumë sa i takon situatës së Kumbullës. Një lajm i keq ky edhe për kombëtaren, para takimit kualifikues të Botërorit ndaj Serbisë. Kujtojmë që Kumbulla numëron 4 ndeshje me Mallorcan.