I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qene i ftuar gazetari Ben Andoni. Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai ka komentuar zhvillimet e fundit politike ne arenën ndërkombëtare pas vendimit të Trump për tarifat.
Ben Andoni: Ne jemi një vend i vogë, një treg i vogël dhe besoj se një pjesë e prodhuesve tanë ta ndjejnë. Por është një pjesë e vogël që nuk zë një peshë specifike në ekonominë tonë. Ndërsa për sa i përket Evropës dhe sidomos vendeve të tjera, besoj që do e ndjejnë shumë. Problemi i madh është se besoj se paçka se do të thuhet sot se këto janë të ashpra dhe n duke janë të ashpra. Unë besoj se ka njerëz në administratën amerikane e kanë menduar politikën amerikane. Ju e dini se politika kryesore është për të sjellë zinxhirët prodhues, për ti sjellë në SHBA. Dhe Amerika këtej e tutje të kthehet në vend prodhues dhe në vend konsumues dhe jo vend i cili të kishte pjesën e shërbimeve, të kishte përparësi ndaj prodhimit. Megjithatë po mendoj se jemi në një pozicion ku më shumë se çdo gjë tjetër do shikohet mënyra se si do reagojnë tregjet dhe në mënyrën se si do reagojnë bonot e thesarit dhe gjithë kjo politika e bonove.
Po mendoj se ajo kthesa e zotit Trump, është shumë interesante në sensin se rinegocimet e reja me ekonomitë e fuqishme po tregon që bota realisht ka nevojë për një lloj ekuilibri të ri dhe duhesh dikush si zoti Trump që ta shkundte. Por në qoftë se ekonomia amerikane do reagojë siç duhet, në qoftë se bonot do reagojnë siç duhet, ne qoftë, të themi, pjesa shumë e madhe e NASDAQ dhe të tjera do të reagojnë siç duhet, po mendoj se kjo politike mund te shikohet në atë që ne nuk mund ta parashikojmë sot, por në fillimin e diçkaje që ne duhet të përshtatemi. Po mendoj për Shqipërinë tashmë. Kur Shqipëria ka nevojë për njerëz të kualifikuar dhe njerëz që njohin ekonominë shumë mirë. Gjeja që më shqetëson, këtë ndoshta mund ta sqarojë Altini me mirë, unë jam munduar vazhdimisht gjatë karrierës si gazetar ta theksoj mungesën e një burse në vendin tonë. Ju e dini që janë indikacionet e bursave që japin shumë shikim për tregun e një vendi. Dhe më vjen keq zoti Qarri t’ju them diçka, që ka bursë edhe Republika Serbska që është një etnitete, ende pa identitet, e që të mos ketë Shqipëria, me vjen jashtëzakonisht keq.
Mendoj se dikush ka interes që të mos kemi bursë. Është pjesa e informalitetit në vendin tonë dhe ky informalitet është armiku kryesor që nuk bëhet bursa në Shqipëri. Mendoj që Shqipëria ka nevojë për ndryshime sidomos ne ekonominë e saj.
