Kryeministri Edi Rama përcolli përmes një fotoalbumi, zhvillimet kryesore të javës

Kryeministri Edi Rama përcolli përmes një fotoalbumi, zhvillimet kryesore të javës

Kryeministri Edi Rama përcolli sot, përmes një fotoalbumi, zhvillimet kryesore të javës, që nga punimet e Konferencës së 6-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE kushtuar grup-kapitullit IV, te takimi në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, mbajtjen e një leksioni për studentët në Kolegjin Europian të Bruzhit në Bruksel dhe zhvillimin e mbledhjes së parë të qeverisë së re. Në fillim të kësaj jave, në Bruksel u zhvillua Konferenca e 6-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE për hapjen edhe të katër kapitujve të tjerë të negociatave për anëtarësim e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Pas punimeve të Konferencës së gjashtë Ndërqeveritare BE-Shqipëri, kryeministri Rama zhvilloi konferencën e përbashkët për shtyp me ministren e Çështjeve Europiane të Danimarkës Marie Bjerre dhe komisioneren europiane për Zgjerimin Marta Kos, ku u theksua...