Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Çdo gjë është e mundur derisa bëhet e pamundur’/ Çartet ministrja e Ramës për shëndetësinë
Evis Sala, ministrja e Shëndetësisë në qeverinë ‘Rama 4’ u prezantua një ditë më parë në ambientet e jashtme të QSUT, ku mbajti dhe një fjalim filozofik, duke folur për sfidat në këtë sektor shumë të rëndësishëm, por që nuk u kuptua nga audienca. “Çdo gjë është e mundur derisa bëhet e pamundur,” thotë ministrja në fjalën e saj, e cila nuk është shumë e qartë për kuptimin që mbart, ose për atë që ministrja ka dashur të përcjellë. Teksa spitalet vuajnë mungesën e ilaçeve dhe pacientët sorollaten me muaj të tërë për të kryer kontrolle apo skaner, ministrja e re duke se ka ardhur me një vizion të qartë për të ndryshuar këtë situatë që ka pllakosur sistemin shëndetësor.