Njohja e Palestinës, ja çfarë duhet të dini

Foto ilustruese

Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Austria njohën sot zyrtarisht Palestinën si shtet. Në kulmin e luftës në Gaza, vendimi është lajmi kryesor në mediat perëndimore dhe po nxit reagime nga të gjitha palët. Por çfarë do të thotë kjo? Për këtë, duhet të shpjegojmë pak më tej, përse kjo njohje ka një simbolikë të rëndësishme. 
BBC shkruan se: 
Palestina është një shtet që ekziston dhe nuk ekziston.
Ajo gëzon një shkallë të madhe njohjeje ndërkombëtare, ka misione diplomatike jashtë vendit dhe ekipe që marrin pjesë në garat sportive, përfshirë edhe në Lojërat Olimpike.
Por, për shkak të konfliktit të gjatë me Izraelin, ajo nuk ka:
Kufij të pranuar ndërkombëtarishtKryeqytetAs ushtriPër shkak të pushtimit ushtarak të Izraelit, në Bregun Perëndimor, Autoriteti Palestinez, i ngritur pas marrëveshjeve të paqes në vitet 1990, nuk e ka kontrollin e plotë mbi tokën apo popullin e tij. Gaza, ku Izraeli është gjithashtu fuqi pushtuese, ndodhet në mes të një lufte shkatërrimtare.
Duke qenë se ka statusin e një lloj kuazi-shteti, njohja është në thelb simbolike. Ajo përfaqëson një deklaratë të fortë morale dhe politike, por ndryshon pak gjëra në terren.
Megjithatë, simbolizmi është i fortë.
Siç theksoi ish-ministri i Jashtëm David Lammy gjatë një fjalimi në OKB korrikun e kaluar, “Britania mban një barrë të veçantë përgjegjësie për të mbështetur zgjidhjen me dy shtete”.
Sot, Kanadaja u bë shteti i parë i G7-ës që njohu shtetin palestinez. Australi veproi menjëherë pas saj, duke thënë se kjo ishte pjesë e një “përpjekjeje ndërkombëtare për zgjidhjen me dy shtete”. Pak minuta më vonë, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar konfirmoi gjithashtu njohjen e Palestinës si shtet.
Keir Starmer tha se ky hap ishte i nevojshëm për të “ringjallur shpresën për paqe dhe për zgjidhjen me dy shtete”.
Ai theksoi se kjo “nuk është një shpërblim për Hamasin”, pasi kjo do të thotë që Hamasi nuk mund të ketë të ardhme.
Starmer gjithashtu bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të pengjeve të mbajtura në Gaza nga Hamasi dhe kërkoi nga qeveria izraelite të heqë kufizimet në kufirin e Gazës, për të lejuar kalimin e më shumë ndihmave humanitare.
Më shumë se 150 vende pritet të kenë njohur Palestinën deri në fund të javës së ardhshme, megjithëse disa mund të vendosin kushte./ZËRI